Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e fundit.

Dy klubeve të kryeqytetit, Tiranës dhe Dinamos, iu është bllokuar merkato për tre sensione, për shkak se nuk kanë shlyer detyrimet ndaj ish-futbollistëve të tyre.

Gjithashtu Tirana dhe Kukësi, janë paralajmëruar për shlyerjen e detyrimeve ndaj Visar Bekajt dhe Atdhe Rashitit, pasi në të kundërt do të përballen me dënime.

Apolonia dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve, në përballjen mes tyre.

Për sherrin e ndodhur në futbollin e femrave, te Gramshi është pezulluar drejtoresha Edonisa Aliu me 15 ndeshje, po ashtu edhe lojtaret Fleta Musaj me 10 ndeshje dhe Klesta Ago me 4 ndeshje. Te Partizani i vajzave, është pezulluar zyrtarja Aurora Seranaj me 10 ndeshje, për sulm ndaj kundërshtarëve.

VENDIMET:

  1. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/2/a, 17/1/b dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Besnik Duli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Këlcyra, Renis Spahiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KF Bylis B, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a, të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
  8. Zyrtarja e KFF Gramshi, Edonisa Aliu, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 14/1/i dhe 33 të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtarja e KFF Gramshi, Fleta Musaj, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtarja e KFF Gramshi, Klesta Ago, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Zyrtarja e FK Partizani Femra, Aurora Seranaj, për sulm ndaj zyrtareve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Tirana U-21, Rejan Isakaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Lojtari i KF Tirana U-21, Anxhelo Tahiraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i KF Kinostudio U-16, Klevis Guri, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. AF Lefter Millo U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Luftëtari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. Lojtari i GAIA Sunday League, Klaidi Shala, për sjellje të dhunshme dhe kërcënuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Vater 9×9, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Elso Team kundër Vater, në bazë të neneve 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
  18. Lojtari i Vater 9×9, Devis Mecollari, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i Vater 9×9, Mikael Hasani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Elso kundër Vater, FSHF Sunday League Albania, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
  20. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet e ndodhura në ndeshjen Primo MFC kundër Barrikada FC.
  21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Fadil Meta, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  22. FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  23. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
  24. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Visar Bekaj. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  25. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Atdhe Rashiti. FK Kukësi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 26, datë 25.09.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  26. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Akademia e Futbollit Pepa. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  29. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Endi Suloj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  30. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Elis Xhuvelaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  31. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku U-17, Elios Kazheli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  32. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të AF Kampionët, Ervin Hysi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  33. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Football Republic U-13, Klevis Shkembi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  34. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Anselio Metaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  35. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Emiliano Beduli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  36. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Fiorgi Rexho, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  37. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Ardi Serjanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  38. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KS Butrinti U-17, Daniel Melo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.