Gazetarja: “Sot është dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit dhe kjo ka shkaktuar rëndesë të trafikut në rrugët e Tiranës”.

“Shumë i rënduar.”

Gazetarja: Keni shumë kohë që po udhëtoni?

“Po, nga një orë”.

“Është e justifikueshme. Shiu, moti, koha e keqe bëjnë të vetën”.

Me gjithë vërshimin e madh të makinave në rrugë kjo nuk ka çuar në bllokim të plotë në asnjë moment.

Krenar Ahmetaj: “Pavarësisht kushteve të motit ishin marrë të gjitha masat nga policia e qarkullimit rrugor dhe policia e rendit e qarkut të Tiranës. Pavarësisht ngarkesës trafiku ishte fluid.”

Qarkullimi i është kthyer normalitetit dhe ka vazhduar i qetë rreth orëve të mesditës./tvklan.al