Lajme Arkiva 2003
Arditi fëmija 4-vjeçar i familjes Zyberi po trajtohet dhe ka gjetur ngrohtësi në reancimacionin e pediatrisë. Megjithëse si përket këtij pavioni këtu është menduar se ai do të ndihet më mirë. Ndërhyrja kirurgjikale në 5 gishtërinjtë e këmbës pritet të bëhet pas tre ditësh pasi të jetë qetësuar gjendja e djaloshit nga Gjinaj e Kukësit.
Aktualisht pasojat e djegies janë: temperatura e lartë, infeksionet pranë zonave të djegura që po marrin tashmë mjekimin e rastit.
Doktoresha: Ai vazhdon të ketë probleme mjekësore duke presupozuar se vatra e parë domethënë më problematike ka qenë zona e djegies, një zonë e thellë e gishtërinjve të këmbës së majtë. Temperatura nga 39 është në shifrat 37.3, por kjo nuk do të thotë që ngelen pa vlerësuar dhe zonat e djegies, zonat e thella.
Arditi ka nisur të haj, të luaj dhe të ndiej kënaqësinë e parave. Nga vizitorët por edhe mjek të pavionit i janë dhënë para dhe lodra që kurrë si ka prekur më parë. Mjekët thonë se ky rast alarmant pas publikimit ka gjetur mbështetjen edhe te të huajt. Mjek italian janë interesuar për tërheqjen dhe kurimin e Arditit në Itali./tvklan.al