Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Pax ka dalë nga reanimacioni pas lëndimit në kokë që mori nga një aksident me biçikletën e tij elektrike.
Një burim për People tha se 20-vjeçari kaloi “traumë komplekse”. “Pax ka dalë nga reanimacioni. Ai kali traumë komplekse dhe tani nis rrugën e gjatë të shërimit dhe fizioterapisë”.
Burimi shtoi se Angelina ishte gjatë gjithë kohës pranë tij dhe të dy “janë shumë mirënjohës për reagimin e shpejtë të personave që i shpëtuan jetën dhe kujdesit mjekësor”.
49-vjeçarja është pranë të birit bashkë me fëmijët e tjerë që “e kanë vizituar në spital dhe e kanë ndihmuar”. “Ata janë shumë të lidhur”, u shpreh burimi.
Aksidenti i 20-vjeçarit ndodhi të hënën e shkuar, më 29 korrik. Sipas autoriteteve, Pax nuk kishte vendosur helmetë ndërsa i jepte biçikletës elektrike në një zonë me trafik të lartë. Ai pësoi një lëndim në kokë dhe në ijë./tvklan.al