Revista spanjolle AS, profil për Myrto Uzunin
Me golin që i shënoi Juventusit, Myrto Uzuni e vendosi emrin e tij në listën e sulmuesve që duhen ndjekur këtë sezon. Mbi sulmuesin shqiptar janë interesuar edhe mediat spanjolle, që i bëjnë jehonë jetës dhe karrierës së tij.
Për mediat spanjolle është e habitshme se si një fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi do të këmbëngulte aq shumë në pasionin e tij për të shkëlqyer fillimisht në kategoritë e ulëta shqiptare.
“Më pa një trainer dhe më mori tek Apolonia dhe në ndeshjen e parë shënova dy gola. Isha vetëm 16 vjeç”, thotë ai për të përditëshmen AS.
Myrto Uzuni më së shumti ushtroi futbollin në mënyrë amatore, por niveli i tij ishte shumë më i lartë se i futbollistëve që vinin nga ekipet zinxhir të klubeve.
Uzuni e ka pranuar shpesh që Cristiano Ronaldo është idhulli i tij. Ka qënë motivimi i tij gjithnjë.
Momentin kur pati shikueshmërinë më të madhe ishte si lojtar i Laçit në Superligë. Goli ndaj Anothosis në minutën e fundit të ndeshjes së Europa League ishte një publicitet mjaft i madh për të.
Oferta konkrete i erdhi nga Lokomotiva e Zagrebit. Pas dy sezonesh dhe me formë gjithnjë në rritje, Ferencvarosh i Hungarisë pati mundësinë të afronte futbollistin e kombëtares shqiptare.
E ardhmja e tij mund të kish qënë në Spanjë pasi Espanyol dhe Mallorca kontaktuan me të, por pandemia prishi planet.
Pak ditë më parë Uzuni u takua me Cristiano Ronaldon në ndeshjen ku shënoi, festoi si portugezi, por që në fund fitoi Juventus.
Për Uzunin ishte realizimi i një ëndrre. Me këmbë në tokë dhe shumë modest, futbollisti e pranoi.
Në intervistën e dhënë për median spanjolle pranon se ka dhe shumë ëndrra të tjera të mëdha, por tani për tani kërkon të bëjë më të mirën në fushë me gola dhe asist dhe të luajë sa më shumë në arenën ndërkombëtare.
Tv Klan