Një vajzë 19-vjeçare në Australi është shfaqur tejet e emocionuar pasi ka takuar nga afër Princin Harry, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në Melbourne së bashku me bashkëshorten, Dukeshën Meghan Markle.

Studentja India Brown takoi nga afër Princin, i cili i dha një përqafim. Vajza e konsideron veten me fat, pasi Princi u fut mes turmës për të përqafuar vajzën, duke thyer kështu protokollin e sigurisë.

Ajo u tha gazetarëve se Princin Harry dhe familjen mbretërore britanike i ka dashur që në moshën 8-vjeçare. Dhe për të takuar Princin, 19-vjeçarja po qëndronte prej disa orësh në vendin ku ai do të kalonte. Vajza i tha Princit Harry se e dinte që përqafimi ishte kundër protokollit.

“Do të më fusësh në telashe”

, iu përgjigj Princ Harry studentes India Brown.

“Ishte vetëm një mundësi që më erdhi dhe e shfrytëzova. Nuk e prisja që kjo të ndodhte sepse është kundër protokollit. Ai më përqafoi gjithashtu. Ishte e mrekullueshme”,

shprehet 19-vjeçarja, duke shtuar se ka qenë një nga përqafimet më të mira që ka marrë ndonjëherë.

/tvklan.al