Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola zbuloi se Kyle Walker ka kërkuar largimin nga skuadra e tij në këtë merkato dimri.
Pas shtatë vite e gjysmë, mbrojtësi anglez ka vendosur të ndryshojë ambient dhe interesimet për të nuk mungojnë.
Sipas “L’Equipe” dhe Fabrizio Romano, Walker është në bisedime me Milanin, për një kalim të mundshëm në Serinë A.
Aktualisht gjithçka është në fazën e bisedimeve dhe mbetet për tu zbuluar nëse një transferim mund të realizohet apo jo.
Interes për Walker prej kohësh kanë treguar edhe klubet nga Arabia Saudite. /tvklan.al