Dollari nuk po ndalet. Pas rritjes së interesit të tij nga Rezerva Federale në SHBA, edhe kursi i këmbimit valutor në Shqipëri po tregon që monedha amerikane po kap rekorde historike të 10 viteve të fundit. Në tregun valutor një dollar këmbehet me 129.1 lekë.

Besimi i investitorëve është që në 2017-ën ekonomia amerikane do të vijojë të ketë një rritje më të qëndrueshme, ndërsa deklaratat se do të ketë 3 rritje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit vitin e ardhshëm, kanë rimëkëmbur dollarin si kurrë ndonjëherë më parë.

Euro në fakt po shfaq tendenca të dobëta dhe po shënon në tregun valutor rënien më të madhe në 7 vite. Por kjo për ekspertët është e kombinuar në të dy anët: dobësimi në tregun ndërkombëtar dhe forcimi i lekut si pasojë e efektet e festave nga kthimi i emigrantëve.

Pas rënies së euros po ndodh edhe fenomeni i riorientimit të depozitave bankare nga monedha evropiane në lek. / TV KLAN