Në një intervistë për televizionin Klan, drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave deklaron, se është duke përfunduar punë për krijimin e fondit fizik të kompensimit për subjektet e shpronësuara.

Besnik Maho: “Krijimi i fondit fizik të kompensimit është objektivi kryesor i AKKP-së për vitin 2008. Nga ana e ministrisë së Bujqësisë janë paraqitur rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore për t’u miratuar si fond kompensimi. Ndodhet në të gjithë republikën e Shqipërisë aty ku kjo tokë bujqësore figuron në emër të shtetit dhe nga ana tjetër për shohim mundësinë e draftimit të një projektvendimi ku subjektet e shpronësuar të jenë ata të cilët do të kenë mundësinë e kompensimit të pronës së tyre me këto objekte që do jenë pjesë e procesit të privatizimit.”

Ndërkohë Maho, njofton se pas miratimit nga parlamenti dhe dekretimit që i bëri presidenti i republikës një ndryshimi në ligjin 92/35, të gjithë subjektet e shpronësuara kanë mundësi që pas 15 majit deri në fund të vitit 2008 të dorëzojnë pranë agjencive rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave kërkesat për njohje prone./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka