Siç është bërë traditë tashmë, astrologia e famshme Meri Shehu ishte këtë të hënë në studion e “Rudina” në Tv Klan. Duke qenë se prania e saj në studio këtë fillim jave përkonte edhe me eklipsin e plotë diellor, astrologia zbuloi ndikimet e mëdha që ka ky fenomen natyror në jetën tonë.

“Ju e dini që eklipset e mëdha diellore kanë ndikime të mëdha në jetën e njerëzve, mbyllin një fazë të rëndësishme dhe hapin një fazë tjetër. Kjo ndodh, duan, apo s’duan ata. Dhe duke qenë se ndodh në shenjën e Dashit, që ka të bëjë me iniciativat dhe fillimet të reja, do prekë deshët, gaforret, peshoret dhe bricjapët shumë. Këta njerëz që i përkasin këtyre shenjave, duan apo s’duan, do futen fazë të re të jetës, duke larguar njëherë e përgjithmonë nga jeta e tyre njerëzit që nuk i kanë ndihmuar, ose i kanë penguar në ecurinë e jetës dhe të shanseve që mund të kenë pasur ata dhe nuk i kanë prekur”.

Shehu po ashtu zbulon edhe dy datat më me ndikim për disa prej shenjave të horoskopit.

“Në datën 11 takohet dhe Marsi me Saturnin në peshk, ku peshqit, virgjëreshat, binjakët dhe shigjetarët duhet të kenë shumë kujdes nga pengesat e rëndësishme që dalin, po e theksoj, pikërisht në datën 11. Në datën 12, takohet Mërkuri i kundërt me diellin, ku shumë të fshehta, gjëra nga e kaluara do dalin në sipërfaqe dhe pra kjo javë do jetë o Zot i madh”.

E si çdo javë, astrologia dha edhe yjet për secilën shenjë: Dashi 4, Demi 2, Binjakët 3, Gaforrja 1, Luani 4, Virgjëresha 2, Peshorja 3, Akrepi 2, Shigjetari 3, Bricjapi 1, Ujori 3, Peshqit 4./tvklan.al