Daniela Kostandini: Këtu për momentin janë në proces 5 kuti votimi, ndërkohë që procesi i numërimit të votimeve rifilloi rreth orës 11 ndërkohë që ishte bllokuar që në orën 5-6, apo jo zoti Pranga?
“E vërtetë, pas rreth orës 5 të mëngjesit pasi kish përfunduar numërimi i 37 kutive të votimit. Për shkak të lodhjes së madhe të numëruesve dhe të pamundësisë për të gjetur zëvendësues në ora 5 të mëngjesit, komisioni arriti në mendimin e përbashkët që ta mbyllë procesin për rreth 3-4 orë dhe u rihap në ora 11:00.”
Daniela Kostandini: Zoti Pranga ju jeni kryetar i KZAZ nr. 9, jeni përfaqësues i Partisë Socialiste. Deri në orën 5 ishin numëruar 37 kuti votimi ndërkohë që gjithsej këtu janë 60 kuti votimi. Mendoni se do të përfundojnë pjesa e mbetur e këtyre kutive deri në orën 8 pasdite, deri në orën 20?
“Ne shpresojmë që po sepse rendimenti i punës gjatë ditës është shumë më lartë sesa në orët e mbrëmjes dhe besojmë që me rendiment9in e punës që duket tani shpresojm ëqë rreth orës 8 ose maksimumi 9 mund të përfundojmë procesin.”
Daniela Kostandini: A mund të na thoni rezultatin për momentin sa diferencë ka midis dy partve kryesore?
“Komisioni akoma nuk ka bërë një tabelë përmbledhëse me aq sa në pamje të parë duket që PD, koalicioni i djthatë është në një avantazh të lehtë.”
Daniela Kostandini: Ndodhemi në KZAZ-në nr. 8 tek pallati i Sportit në qytetin e Durrësit. Këtu procesi i numërimit të votave nuk ka ndalur për asnjë çast apo jo, zoti Ademi?
“Jo për asnjë çast.”
Daniela Kostandini: “Zoti Ademi ju jeni përfaqësues i Partisë Demokratike dhe kryetar i KZAZ-së nr.8, a vazhdon gjithçka normalisht dhe si janë ritmet e numërimit të votave?”
“Deri tani, gjithçka vazhdon normalisht, gjithçka është komform rregullit. Nuk ka pasur asnjëlloj incidenti, ka pasur gjithmonë mirëkuptim.”
Janë 164 kuti votimi, sa janë numëruar deri në këto momente që ne flasim?”
“Deri në momentin që ne flasim ka dhe rreth 25 kuti për të përfunduar i gjithë procesi. Do të gjeja rastin këtu të falënderoja të gjithë forcat politike aty. Ka qenë një proces me të vërtetë i admirueshëm, një qetësi e rrallë. Një pjesëmarrje në votime jashtëzakonisht e rrallë, mbi 60 mijë votues të cilët kanë votuar vetëm në Bashkinë Durrës jemi shumë të kënaqur deri tani.”/tvklan.al