Etjon Valle zbret meteoritët e tij në hyrjen e Galerisë Kombëtare të Arteve. Dy strukturat, tek të cilat artisti sheh fillimin e jetës, përbëjnë kërkimin e ri artistik të quajtur “Primigenius”.
Materiali për të formësuar idenë e tij vjen nga toka shqiptare. Një shkrirje mineralesh, ku mbizotëron alumini, një aliazh që bashkëjeton më së miri me natyrën.
Si një ekologjist, ai nuk rresht së përçuari mesazhin të cilit i dedikon edhe artin e tij, dashurinë për natyrën.
“Primigenis” vjen edhe si një kërkesë, për të mbrojtur mjedisin. Një nga projektet më të rëndësishme të Etjon Valles, me disa ekspozita personale dhe në grup, është ai i Marinzës.
I lindur në Kuçove, ku toka dhe ajri i ndotur nga nafta ishte e zakonshme në fëmijërinë e tij, artisti e solli atë në një ekspozitë mbi dëmet që i shkakton nafta faunës dhe florës./ TV KLAN