Familjarët e të sëmurëve pa informacion për të shtruarit
Familjarët e personave që ndodhen të shtruar në spitalet COVID, presin edhe me orë të tëra për të marrë ndonjë informacion rreth gjendjes së tyre.
Shpeshherë pritja përballë spitalit infektiv është e kotë, pasi asnjë person i autorizuar nuk del të takohet me ta apo të marrë ushqimet dhe rrobat që ata sjellin me vete. Në këto kushte familjarët i nënshtrohen vetëm lutjes dhe shpresës.
Edhe në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” komunikimi me personat e shtruar aty është i vështirë.
E vetmja rrugë kontakti është kjo dritare prej nga familjarët lënë të dhënat se ku duhet të shkojnë rrobat dhe ushqimet që dorëzojnë aty.
Tv Klan