Një ditë pas protestës së drejtuesve të furgonëve ka reaguar Shoqata e Transportit ndërqytetas ku bëjnë pjesë autobuzat dhe taksitë 4 +1. Ata i kanë kërkuar qeverisë të mos tërhiqet nga vendimi për të ndaluar furgonat që shkelin ligjin, pasi në të kundërt dhe ata do të dalin në protesta që do të përshkallëzohen deri në bllokim të rrugëve kombëtare.
Drejtuesit e autobuzëve i kanë bërë thirrje qeverisë të çojë deri në fund reformën e nisur për këtë sektor dhe nëse kjo realizohet, ata premtojnë standarde në këtë shërbim dhe mos ngritjen e çmimit të biletës.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Autobuzëve do të dalin në protestë ditën e hënë në orën 12 në kryeqytet për ti kërkuar qeverisë të zbatojë ligjin.