Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nga mbrëma e fundit e regjistrimit të vullnetarëve, Edi Rama nis fushatën intensive derë më derë. Ai u ka treguar vullnetarëve punën që duhet bërë në 22 ditë fushatë. 11 ditët e para do t’i kushtohen njësive bashkiake, të tjerat me aktivitete që do të mbyllen në qendër me bashkëbisedime.

Ajo çka i duhet kandidatit për kryetar bashkie nuk janë votat, por zemrat e bëra për vetë në kjo fushatë. Zgjedhja sipas Ramës nuk ka të bëjë as më të djathtën e as me të majtën në kuptimin ideologjik, por me punën dhe dembelizmin.

Edi Rama:- “Përpara sa të shkosh djathtas e majtas, duhet të shtrosh rrugën, fillimisht të shtrosh rrugën dhe pastaj të zgjedhësh, unë po eci majtas, ti ec djathtas dhe po përshëndesim njëri-tjetrin, po bëjmë dhe garën kush arrin më përpara në fund të rrugës. Arsyeja pse unë e them këtë është se unë jam i bindur, se sfida që ka qyteti dhe zgjedhja që duhet të bëjë qyteti nuk është as e majtë as e djathtë”.

Në takim me vullnetarët, Rama ka përmendur edhe një platformë mbi arsimin, përkrahjen sociale, ku kërkon ringritjen e nivelit të shkollave, e ndihma sociale të jepet sipas punës. Gjatë kësaj dite, Edi Rama është takuar me banorët e Laprakës, ndërsa paraditen e shfrytëzon për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë disa pemë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti