Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Elbasanit, në një ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuar në Rrogozhinë.

Skuadra e Tetovës, regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe “zhyt” në krizë verdheblutë, që regjistrojnë ndeshjen e tetë radhazi pa fitore në kampionat.

Dopieta e shënuar nga Lushkja në minutat 12-të dhe 78-të, si dhe goli i Yahaya në fund, i dhanë suksesin rrogozhinasve, që ngjiten në vendin e dytë me 26 pikë, duke parakaluar Vllazninë.

Në krahun tjetër, golin e vetëm për Elbasanin e shënoi Lajthia në minutën e 22-të, por kishte vetëm vlerë statistikore. Me këtë disfatë, skuadra e Bordin mban vendin e pestë me 18 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme regjistroi edhe Laçi, që mposhti minimalisht Skënderbeun, në duelin për mbijetesë.

Kurbinasit iu falën golit të shënuar nga Koffi në minutën e 28-të, për të marrë fitoren, e cila i ngjit në vendin e tetë me 15 pikë, duke kaluar Skënderbeun, që me këtë humbje zbret në vendin e nëntë me 13 pikë, po aq sa edhe Bylis i vendit të fundit. /tvklan.al