Elbasani i ka dhënë fund serisë së ndeshjeve pa fitore, duke mposhtur Bylisin me rezultatin 3-1 me përmbysje.
Një ndeshje me dy tablo, ku në fund festuan të besuarit e Bordin. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë me Malomo, ndërsa nga minuta e 31-të luajtën me 10 lojtarë, pasi Abazaj u ndëshkua me karton të kuq për prekje me dorë.
Fraksioni i dytë foli për vendasit që përmbysën rezultatin falë golave të Kasës në minutën e 54-t dhe dopietës së Lleshit në minutat 65 dhe 95.
Me këtë triumf, Elbasani ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Bylis mban vendin e fundit me 13 pikë.
Nuk prodhoi fitues dueli tjetër mes Teutës dhe Laçit, që u mbyll në barazim 1-1. Kurbinasit kaluan në avantazh me Mjakin në minutën e 31-të, ndërsa Jazxhi barazoi për durrsakët në minutën e 79-të.
Me këtë barazim, Teuta mban vendin e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Laçi renditet i teti me 16 pikë. /tvklan.al