Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dita e Verës duhej të festohej në Elbasan sipas traditës, kështu kanë reaguar krerët e bashkisë dhe banorë të qytetit të Elbasanit. Kryetari i bashkisë Ardian Turku thotë:

Ardian Turku: “të nderuar bashkëqytetarë, me festimin e kësaj dite simbol, Elbasani tradicionalisht ka qenë i hapur dhe ka mirëpritur shokë, miq, dashamirës, të afërm, shqiptarë, e të huaj, me bujarinë më të madhe duke gëzuar së bashku. Ajo çka është më interesantja dhe më domethënësja, qëndron në faktin, se në pjesëmarrjen e kremtimit të kësaj feste qytetaria elbasanase, historikisht nuk ka pasur protokoll”.

Zhvendosja e festimeve nga Elbasani në kryeqytetin e vendit, duket se i ka lënë të pakënaqur edhe qytetarët.

Qytetarja 1: “Tradita është e Elbasanit, Elbasani e ka pas festu Ditën e Verës, ka zakonet e veta”.

Qytetarja 2: “Unë jam nga Shkodra, kam ardhur posaçërisht për koncertin që organizohet këtu në Elbasan”.

Qytetari: “Me rastin e Ditës së Verës përgatitjet në Elbasan, e dinë se është brez pas brezi kjo punë. Kjo është një festë shumëvjeçare, prandaj rrethi i Elbasanit e ka traditë të lashtë këtë dhe frekuentohet”./tvklan.al