Eli Fara ka folur për herë të parë në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare për ndarjen e saj me ish-bashkëshorti kur ka qenë mjaft e re, si u njoh me të, problemet që iu desh të përballej gjatë martesës dhe si ia arriti të përfundonte këtë lidhje dhe të vazhdonte jetën më tutje me vajzën e saj fare të vogël në atë kohë, Marinën.
Eli Fara: Në ’88-ën kam qenë për herë të parë në festivalin e Gjirokastrës dhe para se të shkoja në këtë festival më dhanë apartamentin. Apartamenti ishte bosh, kishte vetëm një faqe muri që ma kishin sjellë familjarët e mi. Në atë verë mamaja më thotë të kam bërë gati të gjitha modelet qilima, rrugica për shtëpinë. Vendosëm veglën dhe për tre muaj unë kam punuar në vegël, ishte periudha e pushimeve verore të shkollës. Pastaj kolektivi ku punoja thanë do bëjmë një llotari, siç bëheshin atëhere. Ishte një llotari prej 20 mijë lekësh, mua nuk më futën në short, thanë Eli do e marrë e para dhe blej ato divatën e famshëm 7 miljë leksh, tavolinë, gjërat kryesore që më duheshin. I vendosa dhe qilimat dhe u bë shumë e bukur shtëpia.
Ardit Gjebrea: Kur u bë bumi i madh i yti, që e gjithë Shqipëria u dashuria me 25 gërshetat e tua?
Eli Fara: Bumi i madh ishte pas ’83-shit dhe ’88-tës që isha përsëri në festivalin e Gjirokastrës ku kisha këngë shumë të bukura. Tek njëra isha 15 vjeç dhe tek tjetra isha 20. /tvklan.al