Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sekretari për burimet njerëzore dhe çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Elmaz Sherifi, ka hedhur poshtë zërat për përfshirjen e tij në listën e ndryshimeve të përfolura në kryesinë socialiste. Sherifi shprehet se gëzon mbështetjen e KPD-së.

Elmaz Sherifi: “As më është kërkuar ndonjëherë, përveç ju gazetarëve kjo çështje. Me lejoni që të bëjë edhe një koment për këtë çështje, nuk dëshiroja, atë çfarë keni dëgjuar në mediat tuaja, është krejtësisht e pasaktë. Është e deformuar, unë kam diskutuar në KPD, kam shfaqur mendimet e mija dhe jam mbështetur nga KPD.”

Anëtarë të forumit më të lartë vendimmarrës në selinë rozë, etiketuan emrin e sekretarit Sherifi, si pjesë të reformës socialistë në kuadër të ndryshimeve që partia do të realizojë në prag të zgjedhjeve parlamentare./tvaklan.al

Gazetare: Arta Tozaj