Kombet e Bashkuara kanë thënë se se 6 miliardë Dollarë nga miliarderët e botës do ta shpëtojnë botën nga kriza e urisë.
Elon Musk thotë se ai do të shesë aksionet e Teslas nëse Kombet e Bashkuara do ta faktojnë atë që thonë.
David Beasley, drejtori i Programit të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara pati një lutje për milliarderët e botës, ai tha se 6 miliardë Dollarë do mund të ndihmonin 42 milionë njerëz në botë të cilët mund të vdesin nëse nuk marrin ndihmë.
Musk tha se nëse Kombet e Bashkuara do të vërtetonin se vetëm një përqindje e pasurisë së tij do të mund ta shpëtonte botën nga uria dhe kjo do të provohej matematikisht, ai do ta shiste menjëherë aksionet e kompanisë.
Indeksi aktualisht e liston pasurinë e pronarit të Tesla-s 311 miliardë Dollarë, që do të thotë se 6 miliardë do të ishte 2% e pasurisë së tij. Ky dhurim përsëri do ta linte atë si njeriu më i pasur në botë duke ia kaluar Jeff Bezos./tvklan.al