Trajneri i Aston Villa-s, Unai Emery, ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me klubin pasi e kualifikoi në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Spanjolli 52-vjeçar e ka ndryshuar ekipin që kur mbërriti nga Villa Real në tetor 2022.
Në vitin e tij të parë, Villa e mbylli në vend të shtatë në renditje, e në këtë që sapo përfundoi, në vend të katërt. Emery tha se ndihej i kënaqur për rinovimin.
Unai Emery, trajneri i Astron Villa: Jam shumë i lumtur që të ndërmarr këtë hap dhe përgjegjësinë për të drejtuar këtë klub! Ka shumë kimi te Aston Vila. Dhe mbështetja e fansave bën që të ndihesh në shtëpi. Jemi të emocionuar që të vazhdojmë këtë udhëtim pa limite në ëndrrat tona.
Ish-trajneri i Sevijas dhe Arsenalit e udhëhoqi Vilën që fituan Kupën Europiane në 1982 në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës në këtë sezon në paraqitjen e tyre të parë europiane në 13 vite.
Presidenti Nassef Sauiris tha se synimi është që në klub të ndërtohet diçka speciale, ku në qendër të projektit është Unai Emeri.
Klan News