Ernest Muçi vazhdon të lidhet gjithnjë dhe më shumë me një kalim të mundshëm tek Aston Villa. Klubi anglez e ndjek prej kohësh fantazistin shqiptar dhe po bën gati lëvizjen finale për ta transferuar.

Raportimet e fundit nga Turqia, bëjnë me dije se Aston Villa i ka propozuar Besiktas-it, një shkëmbim interesant.

Anglezët kanë ofruar Lucas Digne, në shkëmbim për të marrë Muçin. Besiktas ka kërkuar mbrojtësin francez dhe nga kjo kanë përfituar drejtuesit e Aston Villa-s, që po tentojnë shkëmbimin.

Te Besiktas ishin të prerë në përgjigjen e tyre, duke kërkuar Diagne, plus para, për të lënë të lirë Muçin.

Dy klubet janë në bisedime të avancuara dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje në orët e ardhshme.

Kujtojmë se Muçi është nxjerrë në shitje nga klubi turk, për shkak se nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit, që i ka besuar rolin e titullarit afrimit të kësaj vere, Rafa Silva.

23-vjeçari shqiptar u transferua te Besiktas në merkaton e janarit për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe u aktivizua në 13 ndeshje, duke shënuar 4 gola.  /tvklan.al