Një 48-vjeçar ka grabitur me armë një kazino në autostradën Durrës-Tiranë pasditen e djeshme rreth orës 17:50.

Nën kërcënimin e armës, autori mundi të merrte 18 mijë lekë dhe u arratis me një motor pa targa. Aventura e tij zgjati pak, pasi u arrestua nga policia disa çaste më vonë.

Ai është Duart Berziu nga Tirana. Gjatë kontrollit atij ju gjet shuma e parave të grabitura dhe 6 doza kokainë. 48-vjeçari akuzohet për vjedhje me dhunë dhe shitje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al