Dy murgesha kanë pranuar se kanë shpenzuar 500 mijë Dollarë të një shkolle katolike në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Murgeshat, të cilat punonin në këtë shkollë, thonë se i përvetësuan paratë për të luajtur në kazino në Las Vegas, raporton BBC.

Dy murgeshat Mary Kreuper dhe Lana Chang, të cilat thuhet se janë shoqe të ngushta, morën fondet e llogarisë për pagesat e shkollës dhe donacione. Kohët e fundit kanë dalë në pension, por kanë shprehur keqardhjen për veprimet e tyre.

Mary Kreuper ishte drejtoreshë e shkollës për 29 vjet, ndërsa Lana Chang mësuese për 20 vjet në këtë shkollë katolike. Mendohet se ato kanë vjedhur shumën prej 500 mijë Dollarë për një periudhë të paktën 10-vjeçare, të cilat i kanë shpenzuar për udhëtime dhe për të luajtur në kazino. Shkolla katolike në Kaliforni ka deklaruar se nuk do të ngrejë padi penale ndaj dy murgeshave, pasi ato kanë shprehur keqardhje për veprimet e tyre.

/tvklan.al