Tirana nuk ka humbur kohë për tu përgatitur siç duhet për sfidën e fundjavës ndaj Bylisit. Ekipi është stërvitur nën urdhrat e teknikut Gugash Magani, që pason në këtë detyrë të shkarkuarin Bledi Shkëmbi.
59-vjeçari rikthehet në këtë post pas rreth 11 vitesh me synimin për ta ringritur klubin kryeqytetas edhe në renditje. Bardheblutë po përjetojnë një moment tepër negativ në këto momente.
Humbja ndaj Egnatias detyroi presidencën për të larguar Shkëmbin, e cila korrespondon edhe me disfatën e tretë në këtë sezon. Rikthimi i Maganit shihet edhe si “gomerdare shpëtimi”. Edhe në dhjetorin e vitit 2013, Tirana po përjetonte krizë rezultatesh, duke qenë e fundit pas 13 javësh kampionat dhe në fund u rendit e gjashta.
Kryeqytetasit kanë 11 pikë, falë 1 fitoreje e 8 barazimeve. Shifra të denja për të luftuar për mbijetesë, gjithsesi, te Tirana janë të bindur se me Maganin në stol do ndryshojnë fytyrën e sezonit.
Klan News