Për tre muajt në vijim Turqia do të jetë në gjendje të jashtëzakomshme, kjo si pasojë e tentativës së grushtit të shtetit.
Njoftimi është bërë i ditur nga presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan këtë të mërkurë, pas mbedhjes së Këshilli Kombëtar të Sigurisë të mbajtur në Ankara.
Sipas tij, tentativa për grusht shteti mund të mos ketë përfunduar dhe mund të kishte edhe “plane tjetra” për të marrë pushtetin, shkruan agjencia AFP.
lideri turk ka thënë se ky vendim nuk ishte kundër ligjit dhe nuk shkel asnjë liri demokratike, ndërsa shtoi se Europa nuk kishte asnjë të drejtë që të kritikonte vendimi për të deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme./tvklan.al