Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, foli me superlativa për yllin e Spanjës, Lamine Yamal.

Rice deklaroi se ajo që po bën sulmuesi në moshën 16-vjeçare është e një niveli tjetër.

Madje me batutë ai tha se në moshën e njëjtë, punonte për të kaluar provimet në shkollë.

“Unë kur isha 16 vjeç, punoja që të kaloja provimet, ndërsa Yamal në moshën 16 vjeçare, dërgoi Spanjën në finalen e madhe. Ajo që po bën Yamal në këtë Europian, është e një niveli tjetër. Po fiton dhe po i sjell lumturi vendit të tij.”

Në prag të finales së madhe Spanjë-Angli, Rice bëri edhe një premtim, që nuk e realizoi dot në finalen e kaluar, ku u mposhtën nga Italia.

“Mbaj mend që para finales së fundit thashë që do të pija një litër birrë nëse fitonim. Nga ajo kohë, kam pirë vetëm një birrë. Premtoj sërish që do e pi një litër nëse e fitojmë finalen, pavarësisht se më duhet të bllokoj hundën, për shkak se nuk e duroj dot aromën.”

Finalja e Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë, është planifikuar të zhvillohet të dielën e 14 korrikut, ndërsa do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al