Zvicra regjistroi një arritje të madhe në Europian, duke u kualifikuar për në çerekfinale, pas fitores 2-0 ndaj Italisë.

Freuler zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të, ndërsa Ruben Vargas, vulosi takimin, me një supergol në startin e pjesës së dytë.

Pikërisht Vargas, u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër-Itali. Përveç golit, mesfushori 25-vjeçar, ishte vendimtar, pasi asistoi te goli i shënuar nga Freuler.

Vargas qëndroi në fushë për 71 minuta lojë, ndërsa ishte më i spikaturi me paraqitjen e treguar.

Lojtari është pjesë e Augsburg në Gjermani, por forma e shkëlqyer që po tregon në këtë Europian, mund t’i hapë rrugën për tu transferuar në një ekip të madh.


/tvklan.al