Euro ka prekur këtë javë nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit duke u këmbyer në tregun shqiptar me 134.5 lekë.

Edhe pse në tregjet ndërkombëtare monedha e përbashkët europiane është forcuar me 2.5%, e ndikuar nga pritshmëritë e sondazheve për zgjedhjen e Macron si president në Francë, në Shqipëri është duke ndodhur efekti i kundërt.

Qarkullimi në sasi të mëdha i euros ka dhënë këtë efekt në kursin e këmbimit që prej tremujorit të fundit të vitit që shkoi, ndërsa vetë banka Qendrore ka nisur hartimin e një plani masash për reduktimin e përdorimit të saj. Dollari amerikan ka rënë po ashtu me 4 pikë, duke bërë që leku të fitojë terren ndaj të gjitha valutave./Tv Klan