Rekordmeni i Kampionatit Europian, Klaus Gjasula do të vazhdoj eksperiencën në Gjermani. Mesfushori kuqezi, hero në barazimin 2-2 ndaj Kroacisë ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën e Darmstadt.
Pavarësisht rënies në Bundesligën 2, 34-vjeçari tregon besnikërinë ndaj ekipit ku aktivizohet prej vitit 2021.
Skuadra e “zambakëve” ashtu siç njihet ndryshe ky ekip është bindur nga cilësitë e Gjasulës për t’i ofruar kështu zgjatje të kontratës për të paktën edhe 1 sezon.
34-vjeçari është paraqitur në 63 ndeshje për Darmstadt. Eksperienca e Gjasulës mund t’i shërbejë klubit për të tentuar ngjitjen në elitën e futbollit gjerman në fund të sezonit që pritet të nis pas disa javësh.
Mesfushori kuqezi luajti vetëm 19 minuta në Euro2024, gjithsesi të mjaftueshme për të qenë në librat e historisë së kompeticionit si i vetmi që shënon dhe shkakton autogol duke hyrë në fushë si zëvendësues.
Klan News