Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Demokratë e Re mund të jetë pjesë e aleancave të reja me PD. Pas humbjes së koalicionit opozitar “Bashkimi për Fitore”, nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit të këtyre dy forcave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Reformatorët janë të hapur të ulen në bisedime me PD, por duke u bazuar në një platformë të qartë e interesa të përbashkëta. Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratë e Re, Ferdinand Xhaferri, opozita duhet të fillojë lëvizjet për largimin e Nanos.

Ferdinand Xhaferri: “Kemi një opozitë të paorganizuar, përsa i takon unifikimit të qëndrimit dhe të pa organizuar përsa i takon platformës. Është një gabim shumë i madh, që brenda për brenda PD, ka zëra që mendojnë që mendojnë që nuk duhet platforma, ka zëra që mendojnë që nuk duhet bashkëpunim, se Fatos Nano po ikën vetë. Ky nuk është gabim, ky është më shumë së gabim, na duhet një opozitë që të unifikojë qëndrimet. Sikurse na duhet një opozitë që të ketë një platformë të qartë. Kemi qenë të hapur dhe do të mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat e spektrit të djathtë.”

Xhaferri ka qartësuar pozicionin e Partisë Demokratë e Re, se nuk ka asnjë tendencë që të bëhet pjesë e qeverisë socialiste. Nuk ka pasur ftesa nga qeveria që Partia Demokratë e Re të përshihet në qeveri, ishte një iniciative disa muajve më parë, ku ne fare qartë vendosëm kushtin e zgjedhjeve të parakohshme, Xhaferri shprehet, se PDR është parti e qendrës së djathtë dhe ndjek vetëm politika të këtij lloj spektri./tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari