Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme 3 – 0 me Flamurtarin në Shkodër. Vucaj dhe Sukaj ishin shënuesit në takimin e luajtur në “Loro Boriçi”, ndërsa përballë kishin vlonjatët me mungesa të rëndësishme. Në portë ishte i riu Qirko, i cili luante takimin e dytë në Superligë.
Shkodranët patën luksin të shpërdoroni edhe një penallti. Lika goditi traversën. Për Flamurtarin kjo është humbja e dytë radhazi, ndërsa Vllaznia largohet 3 pikë nga zona e rënies. Luftëtari fitoi 1 – 0 me Kamzën duke u ngjitur në vendin e katërt, shumë pranë zonës së kupave të Europës.
Goli i Rrapos në pjesën e dytë vendosi suksesin e gjirokastritëve. Goditja e tij nga jashtë zonës nuk u ndal dot nga portieri Gjonikaj.
Tjetër rezultat pozitiv që e kthen Luftëtarin në rival të ekipeve të kreut. Të dielën Skënderbeu me fitoren 4 – 0 ndaj Laçit ruajti diferencën prej 14 pikësh me Kukësin e vendit të dytë që mundi me rezultatin 2 – 1 Lushnjen. Teuta barazoi 1 – 1 me Partizanin. Superliga zhvilloi në dy ditë javën e 23.
Tv Klan