Dhurimi i gjakut i konsideruar si një akt jetëshpëtues dhe me vlera te mëdha humanitare ka qene qendra e fushatës sensibilizuese e lançuar nga presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptare”, zonja Liri Berisha. Nisma “Dhuro për Jetën”, e cila ne bashkëpunim dhe me shume institucione te tjera ka si synim angazhimin e te gjithë popullsisë për dhurimin e gjakut vullnetar ne ndihme te fëmijëve talasemikë.
Liri Berisha: “Që të dhurosh gjak do të thotë të dhurosh jetë. Do të thotë që të ngjallësh shpresë tek ata që po humbet shpresa. Gjaku është shumë i domosdoshëm, veçanërisht për ata fëmijë që mbijetojnë duke marrë transfuzion gjaku çdo ditë. Një gram gjak është i nevojshëm për ata fëmijë qoftë edhe për një ditë.”
Ne vazhdën e projekteve për t’u ardhur ne ndihme fëmijëve ne nevoje fondacioni “Fëmijët e Shqipërisë” ne bashkëpunim me Spitalin Amerikan te Tiranës mundësoi rikthimin e shikimit për dy vajza te vogla te cilat kishin probleme te lindura me shikimin. Dy vogëlushet, 7 dhe 10 vjeç, jetonin ne kushte te vështira ne Has te Kukësit.
“Unë kur të rritem do të bëhem si teta Liri Berisha. Të shëroj fëmijët”.
“Kur të rritem unë dëshiroj që të bëhem mësuese”.
Liri Berisha: “Rasti i fundit që rasti i këtyre dy fëmijëve, të cilët erdhën për t’u operuar në spital dhe sot shikojnë shumë mirë. Mendoj se krahas ditëlindjes që këto kanë duhet të festojnë edhe ditëlindjen e ardhjes së dritës së syve që është një gëzim i madh për familjen e tyre, por edhe për ne”.
Me një përkujdesje te veçante dhe te specializuar nga stafi mjekësor i Spitalit Amerikan ne Tirane te tjera projekte do te mundësohen për ekzaminimin falas te syrit te rreth 180 fëmijëve te shkollës fillore Ahmet Gashi ne kryeqytet si dhe një tjetër projekt qe ka te beje me dëmtimet e dëgjimit./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe