Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria akordon 200 milion lekë të reja fonde shtesë për punët publike dhe 500 milion lekë për nxitje punësimi, duke trajnuar të rinj falas. Zhvillimi institucional në Ministrinë e Punës fillon me hapjen e zyrave të punës, jo vetëm gjeografikisht por edhe nga ana funksionale. Por zyrat e punës të sapo hapura kanë edhe probleme të njohjes, strukturave. Personeli është krejtësisht i pa trajnuar.

Këto zyra do të merren me evidentimin dhe këshillimin e të papunëve dhe bërjen me kontrata pune. Aktiviteti i tyre ndahet në sektorin e shërbimeve dhe atë të programimit. Por vetë ministria është e pakënaqur në aspektin social. Këto i shpjegon vetë zv/ministri.

Gjergj Leka, Zv/ministri i Punës:- “Këto zyra pune kanë edhe një aspekt social dhe do të thosha që në momentet e fundit, kur shumë programe dhe projekte janë miratuar në shtesat e fondeve që janë dhënë qoftë për ndihmën nga situata në Kosovë etj, ministria nuk është përfshirë aq sa duhet, sidomos në aspektin social në mënyrë që familjet tona të cilat përballuan gjithë atë situatë të vështirë në ato 3-4 muaj të krizës të ardhura nga Kosova në Shqipëri të përfitojnë diçka më tepër qoftë në fushën e mbrojtjes sociale, qoftë dhe në fushën e sigurimit social”.

Shikimi më shumë nga qeveria në dhënien e fondeve do të realizoj detyrimet që ka kjo ministri dhe problemet që dolën në përballimin e krizës në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti