Pavarësisht dëmtimeve, trajneri Silvinjo pritet që të mos ta ndryshojë skemën në përballjen kundër Çekisë.
Kuqezinjtë do të rreshtohen me modulin 4-2-3-1. Braziliani do të ketë të gatshëm Kristjan Asllanin, me lojtarin që e ka lënë pas shqetësimin fizik.
Në portë, do ta nisë Thomas Strakosha. Në mbrojtje, nga e majta në të djathtë do të rreshtohen Mitaj, Kumbulla, e Ismjali në qendër dhe në të djathtë Hysaj. Mesfusha do t’i besohet Asllanit dhe Ramadanit.
Më të avancuar do të jenë Hoxha në të majtë, Bajrami në qendër dhe Asani në të djathtë.
Në ofensivë pritet që ta nisë Mirlind Daku. Lojtari i Rubin Kazanit po kalon një formë mjaft të mirë në Premier Ligën ruse, ku në 11 takime, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë edhe 3 asiste. Por edhe Asani po kalon një formë mjaft të mirë në Korenë e Jugut, ku nga nisja e sezonit ka realizuar 7 gola e ka dhënë 1 asist në të gjitha kompeticionet.
Në kampionatin kroat, Hoxha ka 2 gola në 9 takiem me Dinamone Zagrebit, ndërsa rrjetën e ka gjetur edhe Bajrami me Rejnxhërin.
Klan News