Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në shtator 2022, prokurorja e Korçës, Irena Cunoti, edhe pse në dosje ka kamerat ku tregohet vrasja me paramendim, ka ndryshuar veprën penale në “vrasje me dashje” në sherr e sipër. Ndryshimi i këtij formulimi, i ul rreth 15 vite dënim autorit të vrasjes, i cili mund të përdorë edhe gjykimin e shkurtuar për t’ia hedhur lehtë krimit makabër.

Nga ana tjetër ish-gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo, pasi nuk kaloi vettingun, është sot avokat i autorit të krimit Fatmir Manellari.Për të treguar dinamikën e krimit monstruoz me paramendim, emisioni “Stop” në Tv Klanpublikon pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se si 65-vjeçari Safet Yskollari humbi jetën befasisht pas goditjeve me thikë, pa bërë asnjë lloj sherri apo konflikti me autorin e krimit.

Në orën 16:15 minuta filmohet për herë të parë vrasësi i cili afrohet pranë shtëpisë së 3 vëllezërve Yskollari me biçkletë, i veshur me një bluzë të bardhë. Fatmir Manellari, pasi sigurohet që në fshat nuk ka lëvizje në këtë orar,lë  bçikletën dhe hyn brenda shtëpisë së tre vëllezërve Yskollari. Kontrollon për të hyrë brenda, por asnjë nga shtëpitë nuk ka derën hapur. Më pas, vrasësi kalon mbrapa shtëpisë ku në oborr gjen 65-vjeçarin Saft Yskollarin i cili ishte kthyer përfundimisht nga Amerika në vendlindjen e tij.

Deri në këto momente, duket qartë që nuk ka asnjë konflikt fizik mes vrasësit dhe viktimës. Fatmir Manellari vendos dorën pas për t’u siguruar nëse e ka thikën. Kur viktima po shoqëronte vrasësin jashtë pronës së tij, Fatmir Manellari nxjerr thikën dhe godet në pabesi Saft Yskollarin i cli kundërpërgjigjet për vetëmbrojtje por merr goditjen fatale pasi thika i hyn në zemër.

Në agoni e sipër, viktima nuk kupton se çfarë i ka ndodhur, por më pas bie dhe nuk ngrihet më. Ai humbi jetën në spitalin rajonl të Pogradecit./tvklan.al