Franca arriti të fitonte 2 – 1 me Holandën falë golit të Giroud.
Ekipi kampion i Botës mori 3 pikët në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve e luajtur të dielën në Paris. Francezët e nisën vrullshëm sfidën dhe Mbappe realizoi në minutën e 14′. Në pjesën e dytë holandezët reaguan.
Babel realizoi duke barazuar përkohësisht rezultatin. Në të 75’ Giroud kaloi pa probleme mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli i tij vendosi sfidën. Franca ka 4 pikë dhe udhëheq Grupin 1 në Divizionin A.
Danimarka e nis mbarë Ligën e Kombeve. Me titullarët e rikthyer pas arritjes së marrëveshjes me federatën, përfaqësuesja daneze fitoi 2 – 0 me Uellsin. Eriksen ishte shënuesi në këtë takim. Danimarka merr kështu kreun e Grupit 4 në Divizionin B. Në sfidat e tjera Maqedonia mundi 2 – 0 Armeninë, ndërsa Bullgaria 1 – 0 Qipron.
Tv Klan