Tafaj: Dua të falëndroj djemtë se disa i njoha në Gjermani, të tjerët i njihja më parë. Ishin të gjithë shumë të afrueshëm. Nuk e mohoj miqësinë që kam me Taulatin, Klausin, Jasiri. Elsin e njoha aty. Aspak të frikësuar për gazetarët
Hysaj: E shihja çdo ditë Tafaj aty. Ne flasim si shokë me njëri – tjetrin, por shpesh ndalonim së foluri sepse shihin Glendin. Çdo ditë ishte tek fusha me telekamerat
Tafaj: Një ditë pas ndeshjes me Italinë, u lejuan takimet me familjarët, aty përfitova dhe unë. U bë pak rrëmujë. Kam qenë më parë më ambientet e kombëtares. Unë po qëndroja me ata futbollsitë që kam miqësi, me Jasir Asanin, dhe Taulant Seferin. Kam qëndruar gati 2 orë ose 3 orë në lokalin e hotelit ku rrinte Kombëtarja. Ditët janë të gjata në grumbullim, mbaron stërvitja dhe ndoshta nuk ke ca bën deri në mbrëmje. Mendoja mos i shqetësoja. Seferi më thoshte: Mirë jemi, pse të ikim. Pas tre orësh u çova, Aty e kuptoi Silvinjo që diçka nuk shkonte. Të nesërmen Silvinjo nga vendosi barrikadë gazetarëve që mos ty hynim. Jasiri në ditën pasi luajtëm me Kroacinë më dha bexhin e tij që të hyja në hotel. Eja- me tha se do e pimë një kafe 20 minuta, se ngele jashtë gjithë ditën. Në cdo lidhje që bënim, i pyesja shumë por jo për formacionin, dhe lojtarët vetë nuk e dinin.
Xhihani: Unë nuk e bësoj shumë që lojtarët nuk e dinin formacionin. Ajo kuptohet që në stërvitjen e fundit. Dy ditë para ndeshjes së fundit unw dhe Glendi zbuluam që jelekun e mori Balliu. Dhe menduam që do të lunate Balliu.
Tafaj: Veç jelekut që e kishte Balliu dhe luajti në vend të Elsit, kishte dhe njw rast tjetwr Pashë dy ditë para ndeshjes stwrvitjet. Ndryshe nga ditwt e mwparshme, ditën e fundit ishte Ismalji që bënte goditje në portë me formacionin e dytë.
Ky zotëria është ai që më udhëheq dhe unë i shkoj nga prapa. Më tha që do shikojmë diçka në stërvitje se në ndeshjen me Kroacinë na nxorre jashtë loje. Me Kroacinë ne bëmë një perceptim tonin sepse me Italinë e gjetëm formacion pasi vinte nga miqësoret, nuk do bënte ndryshime të mëdha, është logjike. Ndeshjen me Kroacinë nuk e kuptonin, mendonim se do të duhet Laçi për të dhënë muskuj por nuk besinim që do të luante. Pastaj doli që Laçi do të lunate, prisnim Brojën dhe na doli Manaj. Fusha stërvitore ishte e rrethuar me gardh dhe me rrjetë të madhe që të mos shikoje. Kishte dhe roje rreth gardhit që të mos shikoje, Si t’ia bëjmë? I ramë një dere të banese aty afër dhe na doli një grua fisnike rreth të 70-ve. I thamë që jemi gazetarë. I treguam se çfarë donim. Për fat të keq ishin dhe zyrtarë të federatës që po lëviznin, po bënin xhiro, na kalonin pranë dhe ne u kamufluam që mos të na shikonin. Diçka zbuluam dhe nuk dolëm aq keq në parashikimin e formacionit.