Glend Tafaj nga Hamburgu në një lidhje për emisionin “Kampionët”, të drejtuar nga Marina Vjollca ka sjellë të rejat e fundit nga kuqezinjtë.
Tafaj: Gjithçka është e konturuar për ndeshjen ndaj Kroacisë. U stërvitën në stadiumin e ekipit St. Pauli, jo në stadiumin ku do të luajmë nesër. Sylvinho është parë i qetë dhe është fokusuar tek disa aspekte si goditjet e dënimit etj.
I pyetur nga Marina Vjollca për një opinion personal rreth gjendjes emocionale të lojtarëve, Tafaj tha se emocionet do të ekzistojnë, por djemtë janë gati për ndeshjen e nesërme.
Tafaj: Kam pasur komunikime me lojtarët. Kryesisht kam folur me kapitenin Gjimshiti, një lojtar tejet profesionit dhe një njeri shumë i përulur. Trajneri përpiqet ta kamuflojë, por duket që ka një tension, duket. Por e rëndësishme është që djemtë janë gati.