Ndëshkimin e tifozërisë së Partizanit, Skëndër Gega, e sheh në disfavor të skuadrës. I pyetur për dënimin e komisionit të disiplinës për parullën e shpalosur në ndeshjen me Skënderbeun, trajneri i te kuqve tregohet i ashpër me Federatën e Futbollit
“Institucionet janë inferiore. Flamuri shqiptar është djegur në stadiumet e Ballkanit nuk kam dëgjuar për ndonjë skuadër që është dënuar në Serbi apo Greqi”, tha Gega.
Pas humbjes me Skënderbeun, Partizani do të luajë në javën e 11 kundër Kamzës, ku pritet rikthimi te fitorja.
“Është momenti për të reaguar, do marrim maksimumin.”
Në Korçë e kanë kaluar gëzimin e arritjes së vendit të parë. Fakti që janë vetëm një pikë larg vendit të dytë dhe me 3 faza të tjera për tu luajtur e mban Skënderbeun me këmbë në tokë.
Orges Shehi pritet të bëjë ndryshime në formacion për të ruajtur energjitë e lojtarëve që do të luajnë edhe mesjavën e ardhshme.
Tv Klan