Aktori Gentian Zenelaj gjatë emisionit “Kampionët” shprehu simpatinë e madhe për kroatët, për shkak të prejardhjes së tyre ilire.
Gentian Zenelaj: Nuk e di se çfarë mendojnë të tjerët, por unë në përgjithësi jam një fans i Kroacisë, jo vetëm si skuadër futbolli, unë i dua shumë dhe si popull.
Nëse besoni në ADN, tek lidhjet e hershme, kroatët kanë një përqindje shumë të lartë ilire në ADN. Unë mendoj se jemi shumë ngjashëm si popull dhe në mënyrën e jetës dhe përgjithësisht unë i simpatizoj.
Marina Vjollca: Kemi një garë vllazërore me ta.
Gentian Zenelaj: Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, sigurisht ka dhe ndërhyrje ndër këto vite, në luftëra etj. Por thellë-thellë rrënjët tona kanë shumë ngjashmëri. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë incident nesër dhe ka për të qenë një ndeshje shumë e mirë. Por edhe ata janë në një pozicion shumë të vështirë si skuadër, kështu që besoj se do të luftojnë fort./tvklan.al