Një skelet 2 mijë vjeçar i një “bukurosheje të fjetur” është gjetur në një rezervuar në Siberi.

Mumia, në gjendje shumë të mirë, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror” besohet se i përket një gruaje të lashtë. Ajo ishte ende e veshur me fund prej mëndafshi në varrin e saj.

Ky varr doli në sipërfaqe pas rënies së konsiderueshme të nivelit të ujit në një rezervuar në jug të Rusisë.

Arkeologët thanë se pjesa e poshtme e trupit ishte në gjendje shumë të mirë. Sipas tyre nuk kemi të bëjmë me një mumje klasike, por mënyra sesi ishte varrosur, kishte bërë që ajo të mumifikohej në mënyrë natyrale.

Ajo u gjet e veshur me rroba të mira dhe brenda varrit kishte sende të ndryshme. Ekspertët pritet që të zbulojnë më shumë rreth kohës kur ka jetuar dhe jetën e saj.

/tvklan.al