Një i dënuar është gjetur i vdekur brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Viktima është 40-vjeçari me iniciale F.V. nga Mallakastra.
Ai vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Policia thotë se 40-vjeçari dyshohet që të ketë varur veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al