Një pedofil që abuzoi me një djalë pesëvjeçar u gjet i vdekur vetëm disa javë pasi ai u burgos. Daniel Davey, 22 vjeç, u akuzua se kishte abuzuar me djalin e vogël gjashtë herë gjatë një periudhe 18 mujore.

Pedofili u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg më 1 dhjetor, por u gjet i vdekur më 12 janar në Oxfordshire të Anglisë. Ish-punonjësi i McDonald-it Davey abuzonte me viktimën e tij ndërsa jetonte në Chippenham, Wiltshire.

Gjykata dëgjoi një dëshmitar që kishte parë një imazh në kompjuterin e Davey-it të një burri që abuzonte seksualisht me një fëmijë të moshës rreth 13 vjeçare. Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha se vdekja e tij në paraburgim do të hetohet nga Avokati i Shërbimit të Burgut./tvklan.al