Ky vit i ri do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit.
Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 po udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë këtë vit do ta marrë ushqimi falas në shkolla.
Kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se si do të funksionojë kjo nismë e mirëpritur për shumë prindër në shkollat e kryeqytetit.
“Duam ta bëjmë ushqimin falas për fëmijët në shkollat 9-vjeçare. Ky është një ndryshim shumë i madh sepse fëmijët do të ushqehen njësoj. Në çerdhe dhe në kopshte të gjithë fëmijët ushqehen nga një menu. Do të thotë se marrin vitamina, karbohidrate, të gjitha kaloritë. Tani edhe në 9-vjeçare do konsumojnë të njëjtën menu. Pra, vërtet janë kuzhiniere te ndryshme, por menuja është njësoj. Kjo do të thotë se fëmija merr të njëjtin shërbim”, tha Veliaj.