Kjo është një ditë e zakonshme vere në Gjirokastër. Qyteti është i gjallëruar nga turistë të shumtë, pjesa historike është zona më e populluar. Turistët nuk largohen nga qyteti pa provuar edhe gatimet tradicionale. Restorantet në pazarin e qytetit i gjen të mbushur plot.
Harta e turistëve është zgjeruar këtë vit, pasi sipas autoriteteve bëhet fjalë për rreth 30 mijë vizitorë më shumë se në 2023. Turistët i tërheqin edhe aktivitet e larmishme që organizohen në qytet.
Pritshmëritë janë që trendi në rritje i numrit të turistëve të vijojë edhe gjatë muajit gusht ndërsa synimi është që qyteti i gurtë me historinë e veçantë të jetë i vizitueshëm gjatë 12 muajve të vitit.
Tv Klan