UEFA ka marrë masa për incidentet në sfidën mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë e zhvilluar më 14 tetor në Tbilisi. Të dy federatat e kanë pësuar.
FSHF duhet të paguajë me shumë se 26 mijë euro për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive. Federata gjeorgjiane është gjobitur me 56 mijë euro në total për hedhje fishekzjarrësh, për bllokimin rrugëve të kalimit në tribuna dhe përdorimin e lazerave sipas njoftimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës.
UEFA ka urdhëruar edhe për mbylljen e një sektori me 2 mijë ndenjëse, por kjo nëse sjellja e gabuar e tifozëve do të përsëritet në 2 vitet e ardhshme. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA nuk ka dhënë ende vendimin për incidentet në takimin e 11 tetorit të Pragë, ku një grup tifozësh çekë vendosën flamuj shqiptarë me kokë poshtë dhe parullat “Kosova është Serbi”.
Tv Klan