Ernest Gjoka do të debutojë te Kamza këtë sezon dhe kundërshtari do të jetë Kukësi, ekipi që e shpalli kampion në 2017. Gjoka e njeh nivelin e kundërshtarit, por tregon edhe objektivat e skuadrës së tij.
“Është një skuadër që do të dalë kampion, por edhe ne kemi qëllimet tona. Do të jetë emocion, por ne do të tentojmë të marrim rezultatin, jo vetëm me Kukësin, por ndaj çdo kundërshtari, ky do të jetë lajtmotivi i Kamzës që sot e tutje”.
Ernest Gjoka beson se përvoja dhe cilësitë e lojtarëve të ekipit të tij.
“Nëse kam menduar të marrë një sfidë kaq të vështirë është ky grup te Kamza. Nëse marrim maksimumin, gjërat do të shkojnë për mbarë”.
Kamza që këtë sezon ka shkarkuar dy trajnerë ndodhet në zonën e rënies me vetëm 8 pikë pas 13 ndeshjesh.
Tv Klan