Ashtu siç pritej Donald Trump u dënua, por nuk do të vuajë asnjë pasojë. Presidenti i zgjedhur amerikan u dënua për falsifikimin e të dhënave të biznesit majin e kaluar, por dënimi i tij u shty disa herë.
Juan Merchan përdori formulën e “lirimit të pakushtëzuar”, që do të thotë se krimi konstatohet teknikisht, por gjykata mendon se dënimi i të pandehurit është i papërshtatshëm dhe çështja mbyllet.
Gjithsesi ky vendim e bën Trump presidentin e parë të dënuar që shërben në Shtëpinë e Bardhë.
Ai zgjodhi të shfaqej virtualisht nga Florida dhe mbajti një fjalim të shkurtër, duke thënë se ishte i pafajshëm. Pasi i dha vendimin gjykatësi Juan Merchan uroi presidentin e zgjedhur për mandatin e dytë.
Gjykatësi Merchan pranoi ekzistencën e imunitetit presidencial, por gjithashtu parashtroi para avokatëve të Trump kushtet e mbrojtjes nga imuniteti.
Megjithëse mbrojtja për presidentin është “e jashtëzakonshme”, nuk mund të fshihet dhe hidhet poshtë një vendimi i dhënë nga juria.
Para përpara seancës të së premtes gjyqtari e kishte paralajmëruar se nuk do ta dënonte presidentin Trump me burg, gjobë apo dënime alternative.
Seanca për të dënuar Donald Trump u shty disa herë. Pavarësisht vendimit ekipi i Trump do të vijojë betejën ligjore për të vërtetuar pafajësinë e tij.
Vendimi i dënimit lidhet me fushatën e parë presidenciale të Trump i cili për të blerë heshtjen e aktores për filma për të rritur Stormy Daniels e pagoi 160 mijë dollarë, por këtë pagesë e deklaroi në balancë si shpenzim për avokatin.
Tv Klan